MANCHESTER CITY PËRJASHTOHET NGA LIGA E KAMPIONËVE

Futboll 14 Shkurt 2020 19:35

Uefa ka marrë vendim që ta përjashtoj Manchester City-in nga Liga e Kampionëve.  Klubi është dënuar edhe me 30 milionë euro gjobë për shkelje të FFP shkruan Insporti.

Manchester City nuk do të paraqitet në dy sezonat e ardhshme në Ligë të Kampionëve.

Klubi anglez është shpallur fajtor nga organi i kontrollit financiar të Uefa-së, CFCB, për inflacion të fitimeve përmes kontratave që janë paraqitur në FFP.

Hetimi u nis pas publikimit të emailave dhe dokumenteve nga revista gjermane “Der Spiegel”, në nëntor të vitit 2018.

-->