Manchester City rinovon marrëveshjen me portierin e rekordeve

Futboll 14 Maj 2018 09:17

Portieri brazilian i Manchester City, Ederson Moraes, vitin e kaluar ishte transferuar nga skuadra portugeze Benfica për në “Emirates” për 35 milionë funte dhe duket se me paraqitjet e tij ka arritur t’i bind drejtuesit dhe trajnerin e “Cityzens”.

24 vjeçari, i cili ditë më parë hyri në librin Guiness të rekordeve, ka nënshkruar marrëveshje të re me Manchester City, e cila e mban atë në “Emirates” deri në vitin 2025.

“Jam shumë i kënaqur për rinovimin e kontratës me City-n, sepse kjo do të thotë se klubi është i kënaqur me punën time dhe më besojnë në portën e skuadrës, Shpresoj që do të arrijë t’i përmbush pritshmëritë e tyre në fushë dhe të sjell sa më shumë gëzim për tifozët”, tha Ederson.

Pasi Ederson bashkë me Manchester City arritën të shpalleshin kampion në Premier League këtë sezon, synim i tij dhe i skuadrës për edicionet e ardhshme, mbetet Liga e Kampionëve dhe braziliani dëshiron t’i fitoj të gjitha me “Cityzens”.

Drejtori sportiv i klubit anglez, Txiki Begiristain, deklaroi se Ederson qysh në sezonin e tij të parë me Manchester City, ka dëshmuar se ka parametrat për t’u shndërruar në njërin prej portierëve më të mirë në botë.

“Ai ka kualitete të shkëlqyeshme dhe një aftësi të paparë në kontrollimin e topit, çka edhe e veçon nga portierët tjerë. Me padurim po presim, për ta parë atë teksa zhvillohet dhe avancon te City, deri në nivelet më të larta në vitet e ardhshme”, tha Begiristain. /Insporti.com

-->