Manchester City – Rotherham, lajm i papritur për Muriqin

Kombëtarja 06 Janar 2019 14:03

Manchester City takohet me skuadrën e Championship, Rotherham United në kuadër të rundit të tretë të FA Cup.

City e pret Rotherhamin në “Etihad”, për ndeshjen e cila do të luhet nga ora 15:00, përcjell Insporti

Trajneri Pep Guardiola ka befasuar duke e lënë në bankën rezervë Aro Muriqin për këtë takim.

Portieri i Kosovës është lënë në bankë, derisa nga minuta e parë do të jetë portieri i parë, Ederson.

Tekniku spanjoll duket se këtë përballje e ka marrë seriozisht, pasi që para ndeshjes kishte deklaruar se e konsideron atë si një finale.

Më poshtë keni formacionet zyrtare. /Insporti.com

Manchester City:

Rotherham: