Manchester United apo Barcelona – kështu përgjigjet De Ligti

Futboll 26 Maj 2019 16:50

Me një agjent si Mino Raiola e ardhmja e Matthijs de Ligt nuk mund të zgjidhej kurrsesi me thjeshtësi.

E ardhmja e tij është ende e paqartë, derisa agjenti i njohur është në gjueti të parave dhe po pret ofertën e duhur për holandezin.

Në vazhdën e lajmeve që herë e kalojnë tek United në Premier League dhe herë tek Barcelona në La Liga, mbrojtësi 19-vjeçar foli për ESPN ku tha se ende nuk e di se ku do e gjejë e ardhmja.

“Ku e shoh veten? Epo, është e qartë se Premier League është një kampionat i madh, Spanja po ashtu. Por, ka edhe kompeticione të tjera, nuk janë vetëm këto të dyja. Akoma nuk di asgjë se ku do të jetë e ardhmja ime, kështu që do e shohim sesi do shkojë”, tha 19-vjeçari.

“Së pari duhet të luaj edhe dy ndeshje, më pas do shoh se çfarë do të ndodhë”, deklaroi de Ligt.

Me këto fjalë mbrojtësi i Ajaxit nuk ka qartësuar asgjë për të ardhmen e tij, teksa Barcelona dhe Manchester United do të konkurrojnë për shërbimet e tij.