Manchester United apo PSG, Ibrahimovic ju zbulon favoritin për ndeshjen e sotme

Futboll 12 Shkurt 2019 13:31

Zlatan Ibrahimovic shquhet për përgjigjet e tij epike në deklaratat e dhënë për mediat.

Sulmuesi suedez ka luajtur me të dyja skuadrat, Manchester United e PSG, në karrierën e tij të pasur si futbollist.

Si një ish-lojtar i të dyja skuadrave, suedezi është pyetur për fituesin e sfidës mes Manchester United dhe PSG-së të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“PSG po luan kundër një skuadre që po kalon në një formë shumë të mirë, prandaj gjithçka mbetet e hapur në këtë ballafaqim”, theksoi Ibra për Fox Sports.

“Nëse do më pyesnit pak kohë më parë, do të thosha që PSG do të kalonte tutje, por tani duket më e vështirë”. Megjithatë unë mendoj se PSG janë pak më të favorizuar, për shkak të lojtarëve që kanë në ekip. Sidoqoftë kushdo që kalon tutje, unë do të jem fituesi, pasi njëra prej dy skuadrave të mija do të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar suedezi.

Manchester United sonte takohet me PSG-në në “Old Trafford”, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales.