Manchester United cakton çmimin për portierin
Futboll
07 Mars 2018
12:07

Skuadra e Manchester United, i ka caktuar çmimin portierit të saj, nëse do ketë interesim nga ekipet tjera për të.
Aston Villa është ndër ekipet që e ka marrë në formë huazimi portierin e “Djajve të Kuq” dhe i cili po mahnit me paraqitje atje.
Sam Johnstone do të kushtojë 7 milionë euro dhe kjo është shifra që ka vënë skuadra e tij për të, të cilit do t’i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni, por United ia ka zgjatur marrëveshjen për edhe 12 muaj tjerë.
Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjate në “Old Trafford” është e pasigurt pasi United është i gatshëm ta shesë për çmimin e duhur në verë. /Insporti.com