Manchester United – Chelsea, golat dhe raporti i plotë (Video)

Futboll 25 Shkurt 2018 16:26

Përfundon krye-ndeshja e javës së 28-të në Premier League, e cila u zhvillua në “Old Trafford” në mes Manchester United dhe Chelsea-t.

Ishte një ndeshje mjaft energjike, që zakonisht ndodh në përballjet e këtyre dy skuadrave, derisa epërsinë fillestare në ndeshje e arriti Chelsea në minutën e 32-të përmes golit të Willian me asistimin e Eden Hazard.

Mirëpo, skuadra e Jose Mourinho-s, shumë shpejt në minutën e 39-të, barazoi me belgun Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia pas një bashkëveprimi me Anthony Martial.

Me shifrat e barabarta skuadrat shkuan në pushim, derisa edhe pjesa e dytë filloi me raste, ku të parët që rrezikuan ishin përsëri “Blutë” nga Londra përmes super mesfushorit ofensivë, brazilianit Willian.

Megjithatë, u desh që të inkuadrohet nga banka Jesse Lingard, i cili pas vetëm 10 minutave në fushë, realizoi me kokë nga afërsia.
Ishte harkimi nga krahu i djathtë i Romelu Lukaku-t, që solli golin e epërsisë për “Djajtë e Kuq” në minutën e 75-të.

Skuadra e Mourinho-s, më pas arriti ta administrojë rezultatin deri në fund, duke arkëtuar 3 pikë të reja, me ç’rast arrin ta kthej pozitën e dytë në Premier League.
Kurse Chelsea pas këtij takimi zbret një pozitë, në vendin e pestë, pasi Tottenham më herët shënoi fitore ndaj Crystal Palace. /insporti.com

 

-->