Manchester United – Dybala, merr fund gjithçka

Futboll 04 Gusht 2019 22:26

Manchester United është dorëzuar në garën për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala.

Manchester Unitedi ka ndalur bisedimet me Paulo Dybalan pas kërkesës së argjentinasit për pagë të lartë, raporton BBC.

“Djajtë e Kuq” kanë përfunduar sot bisedimet me 25-vjeçarin, që është pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Romelu Lukakun.

Unitedi ka dyshime nëse ylli i Juventusit e dëshiron transferimin në Old Trafford, derisa edhe kërkesat e tij për pagë i konsideron si shumë të larta.