Manchester United e fiton ndeshjen kontroverse (Video)

Futboll 09 Korrik 2020 23:17

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat të thellë 0:3 duke bërë një hap të madh drejt një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

United nga fillimi i takimit dominoi në fushë, teksa në minutën e 27-të Bruno Fernandes në mënyrë kontroverse fitoi një penallti të cilën e akorduan gjyqtarët, edhe pas rishikimit me VAR.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori vet portugezi i cili shënoi për 0-1.

Djajtë e Kuq vazhduan dominimin teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Mason Grenwood shënoi një gol spektakolar për 0-2.

United e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin e trenë. Bruno Fernandes asistoi për mrekulli për Paul Pogban i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca për 0-3.

Kjo fitore e afron edhe më shumë Unitedin me vendin e katërt, pasi tani ka 58 pikë, një më pak se Leicester dhe dy më pak se Chelsea në vendin e tretë.

-->