Manchester United e gjen zëvendësuesin e Luke Shaw

Futboll 03 Maj 2018 09:46

Trajneri Jose Mourinho, i dëshiron disa ndryshime te skuadra e Manchester United, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë një pretendent për titullin në Premier League dhe Champions League.

Njëra nga pozitat që Mourinho dëshiron ndryshime, është krahu i majtë i mbrojtjes, ku portugezin nuk po e bind Luke Shaw, i cili duket se i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”, përkundër se United derisa e kishte transferuar, kishte bërë bujë të madhe.

“Djajtë e Kuq” e kanë kthyer në prioritet thuajse kryesor, transferimin e mbrojtësit anësor të Juventus, brazilianin Alex Sandro.

Po ashtu thuhet se interesimi i Jose Mourinhos për Danny Rose dhe Kieran Tierney, është ftohur dhe klubi është duke kërkuar të sigurojë nënshkrimin e brazilianit 27 vjeçar të Juves.

Kurse, kalimi i Matteo Darmian tek “Zonja e Vjetër” gjatë verës, mund të përdoret për të siguruar kalimin e Sandros në “Old Trafford”. /Insporti.com

-->