Manchester United edhe zyrtarisht është jashtë Ligës së Kampionëve

Futboll 05 Maj 2019 17:05

Manchester United i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Krejt kjo erdhi pas barazimit ndaj Huddersfield Town, 1:1.

Me këtë pikë United edhe matematikisht është jashtë një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë” e nisën shumë mirë takimin duke kaluar në avantazh qysh në minutën e 8-të me Scott McTominay.

Në pjesën e dytë më saktësisht në minutën e 60-të, Isaac Mbenza vuri baraspeshën në 1:1, rezultat me të cilin u mbyll sfida./Insporti