Manchester United është afër marrëveshjes me trajnerin e njohur

Futboll 16 Tetor 2019 16:19

Gazeta e madhe italiane “Tuttusport” raporton se trajneri italian Massimiliano Allegri dhe Manchester Unitedi janë afër një marrëveshje bashkëpunimi.

E gjithë kjo pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një fillim të dobët të sezonit 2019-20, me Djajtë që gjenden në vendin e 12-të në Premierligë.

Allegri që nga largimi nga Juventusi ka qenë në pushim, por mund të tundohet nga oferta e klubit nga Old Trafford nëse i plotësohen kërkesat e tij për pagë.

Ky medium tregon se negociatat midis dy palëve do të intensifikohen javëve të ardhshme dhe shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje finale, transmeton zëri.info.

Kujtojmë se edhe Tottenhami ka shprehur një interes për Allegrin dhe bisedimet midis trajnerit dhe të dy klubeve do të vazhdojnë gjatë verës nëse një marrëveshje në janar nuk përfundon.

-->