Manchester United i bën ofertë një ndër mbrojtësve më të mirë në botë

Futboll 05 Gusht 2018 23:04

Manchester United kërkohen që të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell Insporti.

Klubi nga ‘Old Trafford’ është në kërkim të një mbrojtësi cilësor ndërkohë që trajneri Jose Mourinho, ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munich, Jerome Boateng, shkruan gazeta gjermane ‘Bild’.

44 milionë funte pritet që të ofrojë United për lojtarin në fjalë.

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar, mbetet të shihet nëse Manchester United do të arrijë që me sukses ta mbyll ‘operacionin’ për ta transferuar lojtarin e Kombëtares së Gjermanisë, të lindur në Ganë. /Insporti.com/

MUNICH, GERMANY - AUGUST 05: Jerome Boateng of Bayern Munich receives a yellow card during the Bayern Muenchen v Manchester United Friendly Match at Allianz Arena on August 5, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Adam Pretty/Bongarts/Getty Images)

 

-->