Manchester United interesohet për Islam Slimani

Futboll 24 Janar 2020 17:02

Manchester United kanë shprehur interesim për ta huazuar sulmuesin algjerian Islam Slimani, transmeton Insporti.

Slimani, i cili është në kontratë me Leicester City-in, momentalisht gjendet i huazuar në Monaco por flitet se mund të ju bashkohet “djajve të kuq” deri në fund te sezonit.

Sipas mediave angleze, një huazim i tillë do t’i kushtoj United 4 milionë euro, shumë kjo relativisht e lartë për një huazim të thjesht gjashtë mujor.

Islam Slimani këtë sezon ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje për ekipin e Monacos.

-->