Manchester United interesohet për yllin e Series A

Futboll 13 Qershor 2020 09:19

Ciro Immobile është duke kaluar nëpër një vit fantastik me Lazion, ku falë golave të tij klubi italian po lufton për titullin e kampionit.

Sulmuesi italian është momentalisht golashënuesi më i mirë në Serie A, ku ka shënuar 27 gola në 26 takime të zhvilluara.

Lazio mund ta humbas lojtarin e saj kryesor, pasi Manchester United është duke monitoruar situatën e tij.

Gjiganti anglez është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas Calciomercato po shikojnë mundësinë e transferimit të Immobiles

Por problemi qëndron tek çmimi i lojtarit pasi Lazio e vlerëson atë mbi 70 milionë euro, shumë që është e lartë duke marrë parasysh krizën financiare që po kalojnë gjithë klubet e futbollit pas pandemisë Covid-19.

Mediumi italian i specializuar për transferime ka shkruar se Djajtë e Kuq do të tentojnë me një ofertë gjatë afatit kalimtar të verës për ta bindur Lazion të heqë dorë nga ylli italian.

United mund të ofrojë një pjesë të parave dhe ndonjë lojtar për Lazion në këmbim të Immobiles.

-->