Manchester United – Juventus, në janar mund të ndodhë shkëmbimi i madh

Futboll 11 Janar 2019 17:09

Te  Manchester United është rikthyer qetësia pas ardhjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, çka bëri që përpjekjet e Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez Paul Pogba të pakësohen. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi “Zonja e Vjetër”, nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogban.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester Unitedit për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “Djajve të Kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi. Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim të Paul Pogbas, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”.

Duket se Solskjaer ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit brazilian, me driblimet e tij dhe harkimet e sakta për sulmuesit dhe është gati të heqë dorë nga Pogba për ta sjellë në Premier League. Te Juventusi, për momentin janë duke u menduar për këtë shkëmbim, për të hequr dorë nga një talent dhe për të sjellë në Torino një kampion bote. Por gjasat janë që shkëmbimi të realizohet që në afatin kalimtar e janarit.