Manchester United klubi i parë anglez që rikthen tifozët në stadium

Futboll 28 Tetor 2020 09:15

Manchester United është duke bashëkpunuar me qeverinë angleze për të rikthyer tifozët në stadiumin e famshëm “Old Trafford”.

Zyrtarja e klubit anglez, Collette Roche ka deklaruar se klubi është duke punuar tash e disa muaj për të bërë të mundur rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit “Old Trafford”.

“Ne tash e dy muaj kemi punuar me udhëzimet e qeverisë, për të shikuar procesin dhe masat për t’i aplikuar. Kjo për të bërë të mundur t’i kemi 23 mijë tifozë në stadium me distancë sociale”, ka deklaruar Roche.

Qeveria e Anglisë kishte menduar lejimin e tifozëve në stadiumet e PremieLigës por që i pari i qeverisë Boris Jonson e shtyu vendimin, për shkak të valës së dytë të koronavirusit në Angli.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Angli nuk ka pasur tifozë dhe kjo po i penalizon klubet angleze, të cilat njihen për tifozët e tyre të flaktë, e në veçanti klubet si Manchester United dhe Liverpool.

Para fillimit të sezonit të ri, Brighton Hove Albion kishte lejuar 2 mijë tifozë në “Annex Stadium” në miqësore ndaj Chelseat, por që nga ajo ndeshje nuk ka mundur të bëjë një gjë të tillë.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pas barazimit pa gola me Chelsea në fundjavën e kaluar deklaroi se po të ishin tifozët e United në “OldTrafford”, skuadra e tij do ta fitonte ndeshjen.

-->