Manchester United kundër Donald Trump

Futboll 09 Shkurt 2018 08:31

Drejtuesit e Manchester United, e që janë miliarderët amerikan, vëllezërit Glazer, janë ankuar në Presidentin Amerikan, lidhur me reformën e tij të re në taksa.

Sipas drejtuesve të klubit anglez, Manchester United ka pësuar humbjet më të mëdha financiare në tetë vitet e fundit, prej kur Donald Trump bëri këto ndryshime.
Gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit të kaluar, deri më 31 Dhjetor 2017, Manchester United ka pësuar humbje prej 29 milion funte brenda këtyre gjashtë muajve, sipas raportit të fundit financiar nga klubi.

Kjo paraqet edhe humbjet më të mëdha financiare të United, që nga tre-çerekëshi i vitit 2010, kur pësuan deficit financiar prej 65.8 milion funte.

Ky lloj taksimi, ka detyruar edhe klube si Manchester United, të cilët edhe pse vetëm një pjesë të taksave të tyre i paguajnë në SHBA, të pësojnë humbje të tilla.

United tre muajt e fundit të vitit 2017, kishte paguar 69.6 milion funte në paga të lojtarëve, që ishte 6 milion funte më shumë se periudha e njëjtë e një viti më herët, për shkak të bonuseve nga plasmani i ekipit në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com

-->