Manchester United – Liverpool, vendim befasues për Shaqirin
Futboll
28 Korrik 2018
22:31

Xherdan Shaqiri pritet të debutojë për Liverpoolin pikërisht ndaj rivalit Manchester United, që prej transferimit të tij nga Stoke City për rreth 15 milionë euro në fillim të këtij muaji.
Anësori kosovar do ta nisë nga stoli ndeshjen e Liverpoolit kundër Manchester Unitedit në turneun parasezonal në International Champions Cup.
Jurgen Klopp ka vendosur për formacionin startues për këtë takim, me Xherdan Shaqirin në stol, i cili me gjasë do të debutojë në pjesën e dytë.