Manchester United merr vendim për Neymar

Futboll 14 Maj 2018 08:05

Futbollisti më i shtrenjtë dhe më i përfolur tash e një kohë, braziliani Neymar, nuk ka gjasa që të mos përfshihet në një telenovelë këtë verë, gjatë afatit kalimtar të transferimeve.

Sa njëra skuadër, e sa ndonjë tjetër, po raportohet se po e dëshirojnë sulmuesin brazilian, mirëpo edhe përkundër se nga shumëkush, Real Madrid po llogaritet që është në Poll Position për Neymar, jo larg këtij tentimi për ta transferuar atë, po qëndron edhe Manchester United.

Madje sipas raportimeve të fundit nga shtypi britanik, thuhet se Manchester United, e ka ndarë mendjen dhe është gati t’i hyjë garës për ta blerë sulmuesin 26 vjeçar.

Në Britani raportohet se, United dhe trajneri Mourinho, janë gati të bëjnë çmendurinë dhe të ofrojnë plotë 200 milionë funte për ta sjellë Neymar në “Old Trafford”, e për ta bërë edhe më interesante ofertën, ata thuhet se janë të gatshëm po ashtu që t’i ofrojnë brazilianit një pagë vjetore prej 30 milionë funte.

Mund të mendohet se problem do të jetë interesimi i Real Madrid, mirëpo sipas disa zërave, duket që përfaqësuesit e Manchester United, prej kohësh i kanë filluar bisedimet me babain e Neymar për transferimit e këtij të fundit në Angli.

Babai i Neymar, është një simpatizues dhe tifoz i madh i Manchester United, dhe nga skuadra angleze po shpresojnë se ky do të jetë një plus i madh për ta bindur sulmuesin brazilian të kaloj në “Teatrin e Ëndrrave” në vend të Madridit.

Neymar momentalisht është në kryeqytetin francez me skuadrën e tij PSG, ku po i vijon stërvitjet e para pas operacionit, derisa së fundmi u shpall edhe lojtari i vitit në Ligue 1 të Francës.

Kujtojmë që Neymar ishte transferuar verën e kaluar nga Barcelona për te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. derisa pas vetëm një sezoni, i cili edhe ashtu nuk ishte i plotë për brazilianin, ai mund të largohet nga “Parc des Princes”. /Insporti.com

 

-->