Manchester United: Mirëmëngjes të gjithëve, veçanërisht Ronaldos

Futboll 13 Mars 2022 09:53

Manchester Unitedi triumfoi 3-2 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e mbrëmshme derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Në këtë ndeshje shkëkqeu sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi hat-trick.

Faqja zyrtare e Manchester United në Twitter ka vendosur që ditën e sotme të nisë duke kujtuar yllin e tyre të skuadrës.

“Mirëmëngjes të gjithëve, veçanërisht Ronaldos”, shkruhet në postimin e “Djajve të Kuq” në Twitter.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka thyer edhe zyrtarisht rekordin e Josef Bican, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, me 807 gola të shënuar me klube dhe kombëtaren.

/Insporti.com

-->