Manchester United mund të marrë financat për blerjen e Neymar!

Futboll 01 Shkurt 2018 14:07

Ekipi i United mund të ketë financat e duhura në planin e tyre për të siguruar marrëveshjen me PSG pëe brazilianin Neymar.

Ekipi i Jose Mourinho-s i cili sponsorizohet nga kompania gjigante amerikane e veturave, Chevrolet, mund të gjej financat pikërisht nga ta për të siguruar kartoni ne Neymar.

Sipas Manchester United, sigurimi i shërbimeve për lojtarin më të shtrenjtë në botë, do t’iu ndihmonte atyre drejt synimit për ta siguruar Ligën e kampionëve në të ardhmen. Mbetet të shihet në të ardhmen edhe interesimi i PSG, e sidomos Neymar për këtë gjë, duke marrë parasysh se interesim për të ka shfaqur edhe klubi spanjoll Real Madrid. Do të ishte situatë interesante për ta përcjell, nëse braziliani gjendet në mes këtyre opsioneve.

-->