Manchester United ofertë 20 milionëshe për Muriqin

Futboll 29 Janar 2020 16:29

Emri i Vedat Muriqit është ndër më të përmendurit në këtë afat kalimtar të janarit. Muriqi ka qenë synim i disa klubeve por që ende nuk diçka konkrete, shkruan Insporti.com.

Fenerbahce është futur në krizë të madhe financiare dhe shitja e Muriqit shihet si opsion i mundur.

Sipas gazetës turke ‘Yeni Safak’ Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë funtesh për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

 

 

‘Kanarinat e Verdha’ janë në gjendje të vështirë financiare, dhe janë në presion nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe UEFA për shlyerjen e borxheve.

Mediet turke po ashtu kanë raportuar për ofertën e Frankfurtit dhe Burnley, por që janë refuzuar.

Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 20 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat. /Insporti.com/

Manchester United – Vedat Muriqi, këto janë zhvillimet e fundit

-->