Manchester United ofron 70 milionë për yllin portugez

Futboll 29 Korrik 2019 08:26

Manchester Unitedi po planifikon një tjetër përforcim në këtë afat kalimtar.

Sipas ESPN, drejtuesit e Unitedit po përgatisin një ofertë prej 70 milionë eurosh për yllin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes.

24-vjeçari ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga anglezët dhe është në pritje të akordit mes dy klubeve, ndërkohë agjenti i futbollistit është në qytetin e Manchesterit dhe nuk e ka ndërmend të largohet pa u finalizuar marrëveshja.

Fernandes te Sportingu ka zhvilluar 109 ndeshje në të gjitha garat, ku ka arritur të realizojë 48 gola e 38 asistime.