Manchester United i ofron Real Madrid 60 milionë euro

Futboll 05 Mars 2018 08:45

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho e dëshiron në skuadër një qendër mbrojtës dhe ka hedhur vështrimin drejt lojtarit të Real Madrid tash e një kohë.

“Djajtë e Kuq” madje janë gati të bëjnë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e mbrojtjes së “Los Blancos”.

Bëhet fjalë për francezin 24 vjeçar Raphael Varane, i cili duket se do të jetë objektvi serioz për portugezin Mourinho gjatë afatit kalimtar të verës, ku do të mundohet ta sjell Varane në “Old Trafford”.

Madje thuhet se edhe presidenti i “Merengues”, Florentino Perez, do të pranonte ta shiste Varane, në rast se merr ofertën prej 60 milionë eurosh, i cili u bë pjesë e ekipit madrilenë në vitin 2011, kur u transferua nga ekipi Lens, i Ligue 1 në Francë. /Insporti.com

-->