Manchester United – Roma, tri gola brenda 10 minutave, thellohet avantazhi

Futboll 29 Prill 2021 22:42

Është duke u zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Manchester United dhe Romës në kuadër të Europa Ligës.

Bruno Fernandes ka kaluar në avantazh skuadrën e “Djajve të Kuq” pas një goli shumë të bukur në minutën e nëntë të ndeshjes.

Kurse vetëm pas pesë minutave me anë të një 11-metërshi, Lorenzo Pellegrini barazoi shifrat për Romën.

Ish lojtari i Manchester Cityt , Edin Dzeko ka kaluar në avantazh në minutën e 34’të skuadrën nga kryeqyteti italian

Katër minuta pasi që filloi pjesa e dytë, Edinson Cavani ka barazuar shifrat për United, kurse i njëjti kaloi në epërsi skuadrën e Manchester në minutën e 64’të.

Golashënuesi i golit të parë të takimit, Bruno Fernandes ka dyfishuar epërsin e United nga pika e bardhë e penaltisë në minmutën e 71’të.

Paul Pogba ka thelluar avantazhin ndaj Romës pas golit të tij me kokë në minutë e 74’të duke quar rezultatin në 5-2. /Insporti.com/

-->