Manchester United siguron kualifikimin tutje që në ndeshjen e parë

Futboll 12 Mars 2020 20:51

Manchester United pothuajse me një këmbë është në çerek finale të Ligës e Evropës.

United deklasoi LASK me rezultatin 5:0 në udhëtim.

Sulmuesi i ardhur në afatin e janarit, Odion Ighalo, i dha epërsinë e parë atyre kur shënoi në minutën e 28’.

Në minutën e 58’, ‘Djajtë e Kuq’ dyfishuan epërsinë nëpërmjet Daniel James.

Juan Mata shënoi në minutën e 82’ për 0:3.

Në minutat shtesë, ‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe dy gola, nëpërmjet Mason Greenwood dhe Andreas Pereira, për 0:5.

-->