Manchester United vs Arsenal – kuotat e bastoreve dhe favoriti për fitore

Futboll 30 Shtator 2019 17:10

Manchester Unitedi është në kërkim të fitores së tretë në Premierligë këtë sezon dhe për ta arritur këtë i duhet ta mposht rivalin, Arsenalin, në takimin e sotëm në Old Trafford.

Bastoret e shohin skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer si favorite të vogël në këtë takim, për t’i mposhtur futbollistët e Unai Emery.

Unitedit i mungon vazhdimësia, pasi i ka fituar vetëm katër dhe i ka humbur shtatë nga 15 ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e 11-të.

Prandaj, shtëpia e basteve bet365 i vë kuotën 2.38 Unitedit për të fituar, ndërsa barazimi ka kuotën 3.50.

Arsenali, ndërkohë, vjen nga një fitore me rikthim 3:2 kundër Aston Villa javën e kaluar, dhe e synon fitoren për t’u kthyer në top katërshe në Premierligë.

Bet365 i bë kuotën 2.90 fitores së mundshme të Arsenalit.

Anthony Martial, Marcus Rashford, Luke Shaw, Phil Jones, Diogo Dalot, Angel Gomes, Eric Bailly dhe Tim Fosu-Mensah janë të lënduar, derisa Paul Pogba nuk dihet nëse është i gatshëm fizikisht për të luajtur.

Alexandre Lacazette dhe Emile Smith Rowe mungojnë të Arsenali.