Manchester Unitedi “bombardon” Arsenalin, shpërthen ‘Old Trafford’ (VIDEO)

Futboll 30 Shtator 2019 21:48

Manchester Unitedi ka ‘bombarduar’ Arsenalin, duke realizuar super gol në derbin e Premierligës.

Pjesa e parë e kryendeshjes së xhiros së 7-të në Premierligë u mbyll me epërsinë 1:0 të ‘Djajve të Kuq’, shkruan Insporti

Golin e epërsisë 1:0 e realizoi mesfushori Scott McTominay në minutën e fundit të pjesë së parë.

Më herët, si Manchester Unitedi ashtu edhe Arsenali kishin pasur nga një rast të mirë shënimi, por që në fund më të saktë u treguan djajtë e kuq.

Sidoqoftë, për pjesën më të madhe, fraksioni i parë i lojës kishte qenë zhgënjyes. /Insporti.com/