Manchester Unitedi e merr këtë vendim për Odion Ighalon

Futboll 24 Mars 2020 15:30

Manchester United është gati të nënshkruajë me Odion Ighalo për 15 milionë funte këtë verë pasi huazimi i sulmuesit nigerian përfundon më 31 maj.

Sportsmail zbulon se lëvizja e përkohshme e Ighalo nga Shanghai Shenhua është vendosur të përfundojë një muaj më parë se shumica e marrëveshjeve të huazimit.

United mund të duhet të negociojë një zgjatje me klubin kinez nëse sezoni i Premierligës – në pritje deri në fund të prillit – vazhdon në qershor, megjithëse sindikata e lojtarëve botëror FIFPro është duke punuar në një zgjidhje për pasigurinë e kontratës të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

Sido që të jetë, tashmë ekziston një gatishmëri në ‘Old Trafford’ për të nënshkruar me Ighalon si transferim i përhershëm pasi ish-sulmuesi i Watford shënoi katër gola në tetë ndeshjet e tij të para.

Shanghai është i përgatitur të shesë Ighalo dhe i ka vënë një vlerësim 15 milionë funte lojtarit, i cili do të jetë 31 vjeç në qershor. Ata nuk kërkuan një tarifë huazimi në janar sepse United ra dakord të kontribuojë me 130 mijë funte në javë drejt 300 mijë funteve në javë që fiton ai.

Ighalo fillimisht u pa si ‘transferim i ngutshëm’ pasi United dështoi me një përpjekje për të sjellë Josh King nga Bournemouth në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sidoqoftë, ai i ka bërë përshtypje Ole Gunnar Solskjaer me përformancat e tij pasi i është dashur të stërvitet i vetëm për shkak të shqetësimeve për ardhjen e tij nga Shanghai në kulmin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë.

-->