Manchester Unitedi ka përfituar më së shumti nga VAR-i në Premierligë

Futboll 03 Mars 2020 13:37

VAR-i ka “punuar” në favor të Manchester United përsëri të dielën pasdite, me sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert-Lewin të cilit iu anulua goli pasi Gylfi Sigurdsson ishte shtrirë në tokë, derisa u vlerësua se pengoi në vizionin e portierit David de Gea.

Siç raportohet nga ESPN, United ka përfituar shumë nga përdorimi i teknologjisë në Premierligë këtë sezon, me nëntë vendime që shkojnë në favor të tyre dhe vetëm një kundër tyre, duke i dhënë skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer një rezultat neto prej +8.

Brighton ka rezultatin tjetër neto më të lartë me +7, ndërsa Crystal Palace, Burnley dhe Southampton gjithashtu kanë përfituar ndjeshëm nga VAR, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Sheffield United ka një rezultat -6 pasi ka parë një mori vendimesh të shkojnë kundër tyre, me Wolves, Norwich, West Ham dhe Chelsea gjithashtu të prekur negativisht nga përdorimi i VAR.

Ndërkohë, rastësia është se vendimi i parë i VAR në këtë edicion në Angli erdhi pikërisht kundër Djajve të Kuq.

-->