Manchester Unitedi nuk do ta shkarkojë Rangnickun

Futboll 14 Shkurt 2022 19:32

Manchester Unitedi nuk do ta shkarkojë Ralf Rangnickun dhe bëhet e ditur se ai do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Pas barazimit ndaj Southamptonit (1-1) janë shtuar zërat që kërkojnë shkarkimin e 63-vjeçarit, mirëpo gjermani e ka punën të sigurt – njofton Express.co.uk.

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, Djajtë e Kuq e angazhuan Rangnickun si trajner të përkohshëm deri në fund të këtij sezoni dhe nuk e kanë në plan të bëjnë lëvizjen e radhës.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ishte shënjestra kryesore e Unitedit, mirëpo klubi anglez nuk arriti t’i siguronte shërbimet e tij.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit dhe përzgjedhja që do të bëjnë për postin e trajnerit pasi të përfundojë sezoni 2021/2022.

-->