Manchester Utd nuk ka nevojë për sulmues

Futboll 05 Shkurt 2018 09:17

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është shprehur se skuadra momentale që ka, nuk ka nevojë për më shumë sulmues.

Pas arritjes së Akexis Sanchez nga Arsenal në afatin kalimtar të janarit, Mourinho u shpreh se momentalisht është i kënaqur me sulmin, dhe sipas gjitha gjasave “Djajtë e Kuq” nuk do të “peshkojnë” verës për ndonjë sulmues tjetër.
United kohëve të fundit ka qenë i përfolur për interesimin e saj në lidhje me disa sulmues, po r duket se më në fund portugezi ka siguruar qetësinë së fazën e sulmit. Megjithatë nëse gjatë verës ndonjë lojtarë i rangut të lartë, do të jetë në dispozicion, atëherë me siguri se drejtuesit e United, nuk do të hezitojnë ta sjellin atë në “Old Trafford”, pasi financat nuk janë problem. /Insporti.com

-->