Mane drejt Real Madridit, ky është lajmi i fundit

Futboll 19 Mars 2019 08:51

Zinedine Zidane është duke kërkuar me ngulm që të transferojë yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.

France Football raporton se lojtari senegalez është i pari në listën e trajnerit francez për të përforcuar sulmin e Realit.

Madje, Mane thuhet se ishte pranë kalimit në skuadrën e Madridit edhe verën e kaluar, por dorëheqja e Zidane e ndërpreu operacionin.

Mane është një nga lojtarët kryesorë të Livepoolit. Këtë sezon ai ka shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet.

Ai deri më tani ka pasur 85 paraqitje gjithsej, dhe ka shënuar 40 gola me fanellën e ‘Reds’.