Mane – Liverpool, ky është zhvillimi i fundit

Futboll 21 Qershor 2020 08:58

Liverpooli është duke u frikësuar nga një largim i mundshëm i sulmuesit Sadio Mane, shkruan e përditshmja angleze “The Sun”.

Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi raportohet se janë duke shprehur interesim për reprezentuesin senegalez.

Mane është njëri prej futbollistëve kyç të gjigantit anglez, derisa këtë edicion ka regjistruar 18 gola dhe 12 asistime në 38 ndeshje të zhvilluara.

Sulmuesi ishte transferuar te Liverpooli në verë të 2016-s nga Southamptonit.

Atij i është ofruar një kontratë e re nga Liverpooli para nëntë muajsh, por ai ende nuk e ka nënshkruar atë.

-->