Mane me huqjen e sezonit ndaj Bayernit, shikoni çfarë rasti ka lëshuar

Futboll 19 Shkurt 2019 23:37

Sulmuesi i  Liverpoolit, Sadio Mane, ka pasur një moment për t’u harruar në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich.

Ylli senegalez kishte shansin të realizonte nga afërsia, por dështoi të mposhte portierin gjerman, Maneuel Neuer, shkruan Insporti.com.

Mane këtë rast e shpërdoroi në minutën e 32-të, pas një pasimi të bukur nga holandezi Wijnaldum.

Liverpooli dhe Bayern Munich nuk arritën të shënojnë duke bërë që ndeshja të mbyllet pa gola.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 mars në Allianz Arena. /Insporti.com

-->