Mane përplaset kokë më kokë me portierin kundërshtar – bie pa ndjenja

Futboll 25 Janar 2022 21:11

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka pësuar një goditje të rëndë në kokë në një përplasje kokë më kokë me portierin në ndeshjen ndaj Cape Verde në Kupën e Afrikës, përcjell Insporti.

Mane u duk se mbeti pa ndjenja pasi u përplas Josimar Dias në minutën e 52-të të lojës, si rezultat i se cilës portieri i Cape Verdes u përjashtua me karton të kuq.

Përkundër lëndimit, ai e vazhdoi qëndrimin në fushë, madje edhe arriti që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij.

Ende nuk është lëshuar ndonjë njoftim nga Senegali apo Liverpooli për lëndimin e tij, por ai mund të mungojë në ndeshjet e mbetura të Kupës së Afrikës për Senegalin.

PAMJE:

-->