Mane tregon sekretin e Liverpoolit

Futboll 23 Janar 2020 18:44

Sadio Mane ka lavdëruar mentalitetin e skuadrës së tij Liverpool, duke zbuluar një fakt interesant mbi përgatitjen fizike të lojtarëve shkruan Insporti.

“Fansat e shohin vetëm lojën por puna e vështirë është në përgatitje. Një orë para fillimit të stërvitjes, salla e fitnesit është e mbushur me lojtarë. Të gjithë duan të luajnë dhe të gjithë duan të jenë në formën më të mirë të mundshme. Suksesi vjen vetëm nga puna e madhe” ka shtuar ai në një intervistë të dhënë faqes zyrtare të Liverpoolit.

Kujtojmë që Liverpool luan sonte me fillim nga ora 21:00 si mysafir i Wolverhampton Wanderers./Insporti.com/

-->