“Manita” e United – kualifikohen në fazën tjetër në Ligën e Evropës

Futboll 27 Shkurt 2020 23:01

Manchester United me shumë lehtësi është kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

United ka shënuar fitore 5:0 ndaj Club Brugg në ndeshjen e luajtur në ‘Old Trafford’, për të vulosur kalimin në fazën tjetër.

Golat u shënuan nga Bruno Fernandes (27’), Odion Ighalo (34’), Scott McTominay (41’) dhe Fred (82′) dhe (90′), për rezultatin 5:0.

Me këtë fitore, United shënoi rezultatin total 6:1, për të kaluar në fazën tjetër të garave.

-->