Manolas në “orbitën” e Unitedit!

Futboll 15 Prill 2019 18:25

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Manchester United që ta transferojnë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës.

Solskjaer e di se pika më e dobët në skuadrën e Manchester United është mbrojtja.

Trajneri norvegjez ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ që ta transferojnë Kostas Manolas nga Roma.

Për ta kompletuar transferimin e mbrojtësit grek, “djajt” duhet të paguajë 35 milionë euro.

Manolas ishte shumë afër të transferohet në verën e kaluar te Zeniti, por në fund vendosi të qëndrojë te verdh e kuqtë, duke kërkuar një skuadër më të madhe./Insport