Maqedonia e Veriut e pret sonte Rumaninë

Futboll 08 Shtator 2021 11:38

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte  me fillim në 20:45 zhvillon ndeshjen e gjashtë kundë përfaqësueses së Rumanisë në kuadër të  Grupit J.

Kjo ndeshje  pë seleksionuesin e ri Bllagoja Milevskin është e treta me radhë pas dy  barazimeve  kundër Armenisë në Shkup dhe Islandës në Rekjavik.

Në ndeshjen e pare që u zhvillua muajin mars në Bukuresht, vendasit shënuan fitore 3:2, ndaj është një rast i mirë për revansh. Fitorja  eventuale  do të riste  gjashat e reprezentaciionit  tone pë të shpresuar  pë pozitën e dytë në grup që siguron kualifikim në botërorin e futbollit “Katar 2022”.  Drejtësinë në arenën “Todor Proeski”  do të ndaj arbitri spanjoll Antonio Mateu Lahoz.

Në takimet tjera të Grupit J,  sonte takohen: Armenia – Lihtenshtajni dhe Islanda – Gjermania. Të gjitha ndeshjet  nisin në orën 20:45. 

-->