Maqedonia e Veriut – Kosova, kjo është mënyra e blerjes së biletave

Kombëtarja 15 Shkurt 2020 16:24

Një ditë pasi Federata e Futbollit e Maqedonisë publikoi çmimin e bletave për sfidën Maqedonia e Veriut -Kosova, mësohet se nuk do të ketë shitje online të biletave. Tribuna e Perëndimit të stadiumit “Toshe Proeski” do të jetë e “rezervuar” për tifo grupet e Maqedonisë, ndërsa në anën e kundërt, atë të Lindjes, do të vendosen tifo grupet nga Kosova.

Ndërkohë për arsye të sigurie, biletat për pjesën jugore dhe atë të veriut, nuk do të shiten online, por në pikat e caktuara shitëse, ku gjatë blerjes do të duhet të tregohet dokumenti i identifikimi. Kjo do të vlejë edhe për tifozët nga Kosova, të cilët do të marrin biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila do të dërgojë listën për secilin tifoz, që ka blerë biletën për këtë ndeshje.

Numri i tifozëve nga Kosova do të jetë rreth 4 mijë, të cilët në stadium do të ketë sigurim shtesë. Ndryshe biletat për tribunat në veri dhe në jug do të kushtojnë nga 300 e deri më 400 denarë. Sfida Maqedonia e Veriut -Kosova, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” më 26 mars në orën 20.45.

-->