Maqedonia – Kosova (LIVE)

Kombëtarja 02 Dhjetor 2018 17:23

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë në kuadër të parakualfikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Ndeshja zhvillohet në Gjevgjeli dhe Kosova vetëm me fitore eventuale mund të shpresojë të kalojë në fazën e ardhshme.

Maqedonia është lidere e grupit me katër pikë të tubuara, pasi ka dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Kosova është e treta me dy pikë nga dy humbje, derisa Rumania është e dyta me një pikë më shumë

Edhe ndaj Maqedonisë, Kosova nuk do të ketë ndihmën e asnjë amerikani të natyralizuar.