Maradona shprehet për VAR dhe “Dorën e Zotit”!

Futboll 28 Mars 2018 09:30

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Argjentinës, Diego Armando Maradona, i cili arriti me “Albicelestet” të fitojë Kupën e Botës në futboll dhe u bë i famshëm pastaj edhe për shkak të shënimit të golit me dorë me të ashtuquajturën “Dora e Zotit”, është shprehur lidhur me përdorimin e sistemin VAR në futboll dhe në Botërorin “Rusia 2018”.

Ai mendon se teknologjia duhet të jetë pjesë e futbollit dhe ky sport nuk mund të jetë i shkëputur nga avancimi teknologjikë i kohës që po jetojmë.

“Teknologjinë e kemi gjithandej në jetën tonë dhe unë mendoj se VAR është një sistem i mirë sepse arrin të shfaq se çfarë ndodh saktësisht në fushë, jo vetëm tek konfirmimi i golave apo i pozitës jashtë loje, por i dhuron gjyqtarit një mjet shtesë në punën e tij dhe kjo i bënë me dije njerëzve se drejtuesit i ri të FIFA-s, po kërkojnë transparencë shtesë”, tha Maradona.

Kurse në pyetjen lidhur me golin më të përfolur në historinë e futbollit “Dorën e Zotit”, se çfarë do kishte bërë Maradona sikur të ekzistonte VAR atëherë dhe ta anulonte atë gol, ai duke u buzëqeshur tha: “Asgjë, do kisha luajtur edhe kundër VAR-it!” /Insporti.com

-->