Marc Marquez dominon në Spanjë, merr kryesimin e Botërorit (VIDEO)

Moto GP 06 Maj 2018 16:20

Marc Marquez me Honda dolën fitimtarë në çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në pistën e Jerez.

Piloti spanjoll me këtë sukses merr kreun e renditjes së përgjithshme, duke lënë pas Johan Zarco dhe Maverick Vinales, transmeton SS.

Marquez mori kryesimin në mesin e garës dhe duke përfituar edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi, që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, e kaloi i pari vijnë e finishit.

Një garë e dobët përgjithësisht me Yamahan, me dy pilotët e saj Rossi dhe Vinales që e mbyllën garën respektivisht në vendin e pestë dhe të shtatë.

Renditja për pilotë:

-->