Marc Marquez shpallet kampion bote

Moto GP 06 Tetor 2019 11:01

Piloti i Honda-s, Marc Marquez është kampion i botës në Moto Gp për vitin 2019. Maquez e siguroi titullin botërorë matematikisht në pistën e Tajlandës. Ky është titulli i tetë në karrierë për spanjollin dhe i gjashti në Moto Gp.

Skuderia Honda erdhi me një strategji fantastike në pistën e Tajlandës, pasi Marquez pati një duel të fortë gjatë gjithë garës me Quartararon.

Ky i fundit kryesoi garën pothuajse gjatë gjithë kohës, por në fund, në xhirot e fundit, kampioni i botës tregoi zgjuarsinë e tij dhe me eksperiencë i mori fitoren nga duart. Vinales plotësoi treshen e podiumit, ndërsa në vendin e katërt u rendit Dovizisio, Rossi e mbylli garën i teti.