Marca i bën bujë pankartave për Vedat Muriqin: “Ishulli i piratit…”

Tifozët e Real Mallorca kanë një idhull të ri: Vedat Muriqin. Sulmuesi mbërriti në ishull mes dyshimeve, pasi disa tifozë kishin mëdyshje për formën e tij dhe afatin kalimtar të dimrit të bërë nga klubi.
Kosovari zbarkoi në ishull së bashku me Sergio Rico dhe Gio González për të rritur nivelin e skuadrës, shkruan Marca.
Pavarësisht se nuk ishte zgjedhja e parë, e pranuar nga vetë drejtori, Pablo Ortells, Muriqi ka hequr çdo dyshim në lidhje me paraqitjet e tij.
Në vetëm tre ndeshje ai ka pushtuar stadiumin ‘Visit Mallorca’.
Qëndrimi i lojtarit të Kosovës, sakrifica e tij, mos humbja e topit… kanë bindur tifozët e klubit spanjoll.
Muriqi sjell shumë më tepër se gola. Ai është tipi i sulmuesit që kishte nevojë Luis García Plaza.
“Ai është një lojtar shumë i ndryshëm nga ai që kishim ne. Ai ishte diçka që ndonjëherë na mungonte. Një lojtar për të duruar, për të fituar duele… karakteristikat e tij janë shumë të mira për ne”, ka thënë rrëfyer trajneri Plaza pas ndeshjes me Athletic Bibaon.
Mjaftuan vetëm dy ndeshje, kundër Rayo Vallecanos dhe Cadizit, që tifozët e tij të rinj ta adhuronin atë.
Në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Real Mallorca, tribunat e Visit Mallorca i dedikuan sulmuesit një pankartë, ku shkruhej: “Ishulli i piratit, Vedat Muriqi”, diçka që nuk kaloi pa u vënë re.
Familja e lojtarit, të cilët e kanë shpërndarë foto në rrjetet sociale, por edhe klubi ia ka kushtuar një foto atij.