‘Marca’ zbulon ndryshimet e Zidanes te Real Madridi

Futboll 23 Prill 2019 10:40

Zinedine Zidane pritet të bëjë revolucion tek Real Madridt.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, tekniku francez ka hartuar listën e largimeve me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Zidane u ka bërë me dije lojtarëve si, Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe Sergio Reguilon, që të gjejnë një skuadër të re.

Tre lojtarët e talentuar do të largohen gjatë merkatos së verës pasi nuk kanë gjetur hapësirë në formacionin e ideuar nga strategu francez.