Marcelo merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij

Futboll 09 Maj 2019 12:02

Marcelo është përfolur shumë për një largim nga Real Madrid.

Por braziliani si duket ka vendosur të qëndroj tek Reali

Krejt kjo erdhi pas kërkesës së bërë nga trajneri Zinedine Zidane.

Francezi e konsideron  30 vjeçarin që u transferua në Madrid në verën e 2006-ës në moshën 18-vjeçare si një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Si klubi ashtu edhe vetë lojtari kanë për qëllim të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt sezonit 2019/20, pavarësisht interesit që ka shfaqur për të klubi italian i Juventusit.

Pavarësisht ecurisë thuajse zhgënjyese të tij në pjesën e parë të sezonit Zidane e riktheu përsëri në formacion dhe Marcelo e ka shpaguar duke treguar disa paraqitje të mira.

Tanimë pasi që Marcelo ka vendosur të qëndrojë, Reali pritet të bëjë disa përforcime në reparte të tjera të ekipit, për të qenë të gatshëm që sezonin e ardhshëm të luftojnë për trofetë më të rëndësishëm./Insporti