Marcelo kryen obligimin qytetar në Madrid, niset në Londër

Futboll 04 Maj 2021 10:20

Edhe pse ishte raportuar se lojtari brazilian nuk do të udhëtojë me ekipin e Real Madridit për në Londër, duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar, kjo pasi Marcelo ka kryer detyrimet si një qytetar në zgjedhjet e Madridit ku shërbeu si anëtar alternativ dhe nga ora 10:30 pritet të udhëtoj në Londër me ekipin madrilen, transmeton Insporti.

Real Madrid luan nesër ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes klubit spanjoll dhe atij anglez përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

-->